Kontakt

1.Pashk Pervathi

2.Fatmir Haxhiu

3.Ibrahim Kodra

4.Muslim Mulliqi

5. Kole Idromeno

Ibrahim Shaban Likmetaj Kodra lindi në Ishëm më 22 prill 1918, vdiq më 7 shkurt 2006 në Milano ku jetonte prej 30 vjetësh. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur 20 vjeç (1938) largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Ai e lëshon Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Belograd, Nju Jork, krijon raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Shagall, Matis, Fontana, Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Montale dhe Sereni, nga Bertoni tek Munari, dhe Marotta.

Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.

Disa nga ekspozitat e tij:

ekspozitë kolektive në "Paradise" me Picasso, Dali, Matta, Ernst, Levi, Panseca, Braque, etj.
ekspozitë kolektive në "Stone Gallery" në Newcastle me Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares, etj.
ekspozita në Milan, The Stone Gallery në Newcastle, "Senator" në Stuttgart, poashtu edhe në "New Art Center" në Zurich.
Expozitë personale në Galerinë e Artit Modern në Prishtinë.
Expozitë personale në Princess Hall në New York, "2D Gallery" në Sassari.

Copyright ©2003/2010 Juljan.com